Zhvillimi i papritur që kishte ndodhur në vitin 2021, e që u bë publik tek tash nga Gjykata Speciale, ka zbardhur detaje të reja.
Gjykata Speciale kishte kërkuar transferimin e një dosje nga gjykatat e Kosoës në Hagë. Në një tjetër vendim që është bërë publik së voni, jepen detaje të reja.
Aty përmenden edhe dy dëshmitarë që kanë dëshmuar në një proces gjyqësor, e për të cilët Prokuroria kishte kërkuar që të kërkohen dosjet e tyre nga Kosova.
“Prokuroria parashtron se I REDAKTUAR është dëshmitar në REDAKTUAR dhe REDAKTUAR dëshmitar në REDAKTUAR. Në këto kapacitete, ai pritet të dëshmojë për krime në REDAKTUAR. Për këto arsye, Prokuroria parashtron se shtyrja e kërkuar është e përshtatshme, dhe se do të ishte e papërshtatshme dhe e parakohshme që REDAKTUAR të jetë subjekt i trajtimit nga gjykatat e tjera”, thuhet më tutje aty.
“Gjyqtari i vetëm vëren se [REDAKTUAR]. Për më tepër, provat [REDAKTUAR] janë drejtpërdrejt të rëndësishme për të paktën dy vende krimi në [REDAKTUAR]. Gjyqtari i vetëm vëren më tej se dëshmitari [I REDAKTUAR]. Prandaj, me qëllim për të siguruar që provat e [REDACTED] do të ruhen me qëllim që të paraqiten përpara [REDACTED], Gjyqtari i Vetëm konsideron se një urdhër për shtyrjen e procedurës [REDACTED] është i përshtatshëm”, thuhet në vendim.
