Jabllanoviq pret që zgjedhjet lokale të Veriut të anulohen

Aktuale

Jabllanoviq pret që zgjedhjet lokale të Veriut të anulohen

Më: 24 prill 2023 Në ora: 12:12
Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, pret që zgjedhjet në katër komunat veriore të anulohen.

Jabllanoviq kishte kandiduar për kryetar të Leposaviqit, por ishte tërhequr vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale të mbajtura më 23 prill.

“Unë mendoj se institucionet në Prishtinë dhe bashkësia ndërkombëtare së shpejti do të duhet ta pranojnë realitetin dhe se këtu do të duhet të organizohen zgjedhje në të cilat njerëzit do të votojnë”, ka thënë Jablanoviç për Deutsche Welle.

Në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore kanë votuar 3.47 për qind e qytetarëve.

Zgjedhjet janë bojkotuar nga Lista Serbe, subjekt politik i lidhur haptazi me Beogradin zyrtar.

Këto zgjedhje ishin paraparë të mbahen në dhjetor të vitit të kaluar, por ishin shtyrë për shkak të tensioneve të larta në pjesën veriore të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat