Ambasadori amerikan: Mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike

Aktuale

Ambasadori amerikan: Mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike

Më: 24 prill 2023 Në ora: 12:17
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier me gjeneralin e brigadës së Iowas, Stephen Osborn.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot gjeneralin e brigadës së Iowas, Stephen Osborn.

Hovenier ka thënë se e mbështet planin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale.

“Kënaqësi të mirëpresim gjeneralin e brigade së Iowa-s, Stephen Osborn, në Kosovë.

Ne vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm të Iowa-s me FSK-në pasi mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat