Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar pas pëfundimit të zgjedhjeve në komunat veriore
Ai tha se Qeveria dëshmoi vullnetin dhe objektivin e qytetarëve për trajtimin unik të Republikës.
Sipas Ramabajës, Lista Serbe do tentojë të organizojë jetën paralele, duke dëshmuar se Beogradi vazhdon të jetë present.
“Veriu, po, tutje mbetet çështje e shtetit të së drejtës, demokracisë, rrjedhimisht edhe e politikës, por gjithësesi larg trajtës si e ka projektuar Beogradi”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash në katër sosh në veriun e Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy prej tyre, dje ishin në qendër të vëmendjes politike dhe, ashtu si e prisja, ato u zhvilluan pa incidente.
Me këtë akt Qeveria dëshmoi vullnetin dhe objektivin e qytetarëve për trajtimin unik të Republikës. Sërish institucionet publike do të vihen në shërbim të qytetarëve pa marrë në konsiderim dallimet etnike. Ndërkaq institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të jenë edhe më afër qytetarëve, në mbrojtje të jetës dhe të mirave materiale të tyre.
Lista Serbe si dorë e zgjatur e Beogradit, nga sot e tutje, do të bëj çmos të organizojë jetën paralele, duke dëshmuar se Beogradi vazhdon të jetë prezent, pavarësisht se ka ndryshuar strategji.
Shteti i së drejtës duhet t'ia pamundësojë edhe këtë rol.
Veriu, po, tutje mbetet çështje e shtetit të së drejtës, demokracisë, rrjedhimisht edhe e politikës, por gjithësesi larg trajtës si e ka projektuar Beogradi.