Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka përshëndetur miratimin nga Komiteti i Ministrave i KiE të kalimit në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ajo ka thënë se kjo është një arritje për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, pasi Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në një veprimtari intensive lobuese për t’ia arritur këtij qëllimi.
“Një lajm i bukur nga Strasburgu. Komiteti i Ministrave miratoi sot kalimin për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës u miratua me 33 vota, nga 31 vota të nevojshme, për t’u shqyrtuar nga Asambleja Parlamentare.
Një arritje për Kosovën, por edhe për Shqipërinë. Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në një veprimtari intensive lobuese për t’ia arritur këtij qëllimi. Lobimi do të vazhdojë deri në pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe evropiane.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla”, ka thënë ajo.