Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkak të mungesës së kuorimit, ku dhe do të raportonte Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Pas 20 minuta pritjeje për t’u bërë kuorumi, Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala ka mbyllur takimin, raporton gazetari Venhar Isufi.
“Takimi nuk do të mbahet për shkak të vonesës, kemi 20 minuta që presim”, tha Shala.
Mbledhja e këtij komisioni ishte paraparë të fillonte në ora 11:00, mirëpo aty prezentë u panë vetëm Mimoza Kusari-Lila, Pal Lekaj, Ferat Shala, Driton Hyseni.