Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protestë për të premtën (28/04/2023) para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Përmes kësaj proteste po kërkohet ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut.
“Nga mbledhja e kryesive të sindikatave të KEK-ut, më datë 20.04.2023 është marrë vendim për protestë më datë 28.04.2023, duke filluar nga ora 11:00. Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nënë Tereza”.
“Qëllimi i Protestës është: Ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut”.
Sipas kësaj sindikate, edhe pse ishte një premtim nga ana e bordit për realizimin e kërkesës së sindikatave të KEK-ut, por edhe premtim publik përmes komunikatës së datës 03.04.2023, përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë”.
“Ngrite zërin për ta ngritur pagën”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.