Ish-ushtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Musa Dragaj e Ismet Ibishi kanë drejtuar akuza ndaj ish-gjeneralit shqiptar të Divizionit të Kukësit, Kudusi Lames, në lidhje me aktivitetin e tyre gjatë luftës.
Dragaj tha në Frontal se Kudusi Lame iu ka penguar pasi dhe se kryekomandanti i FARK-ut ka qenë në rrezik.
Ai prezantoi një letër përmes së cilës Lame e kishte ftuar atë në një takim. Me atë letër tha se kishte të drejtë të lëvizte më pas. Ai tha se Lames “i ka munguar sinqeriteti”.

Ndërsa Ismet Ibishi tha se Kudusi Lame “na ka penguar shumë, na ka penguar gjithmonë”.
“Mos të them se ka ndikuar edhe në arrestimin e Ahmet Krasniqit”, tha ndër tjerash ai. Kononel Ahmet Krasniqi në atë kohë kishte qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.
“Ka penguar furnizimin me armatim. Shpesh ka penguar edhe në lirinë e lëvizjes”, tha Ibishi për Lamen.