Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se pezullimi i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nga kjo pozitë është efekt i thirrjes së seancës së nesërme.
Por, sipas Tahirit, suspendimi i Krasniqit për Qeverinë Kurti është i pamjaftueshëm.
“Përveç përgjegjësisë ligjore, për aferat korruptive me para të taksapaguesve, duhet shkarkim dhe jo vetëm i tij, por i të gjithë Bordit që ka bashkëpunuar e është përfshirë me të në këtë ndërmarrësi kriminale e korruptive”, tha Tahiri.
Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e kryeshefit, dhe në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit u emërua Përparim Kabashi.