“Serbia votoi kundër, BE është në dijeni”: Mushkolaj: As Kosova të mos e procedojë themelimin e Asociacionit

Aktuale

“Serbia votoi kundër, BE është në dijeni”: Mushkolaj: As Kosova të mos e procedojë themelimin e Asociacionit

Nga: A.SH Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:37
Imer Mushkolaj

Të hënën që kaloi Kosova kaloi fazën e parë për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Por, Serbia ishte kundër dhe automatikisht shkeli Marrëveshjen e Ohrit. E për këtë është njoftuar edhe BE, nga e cila nuk ka pasur asnjë reagim, përveç se “është në dijeni”.

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar duke thënë se nëse nga BE është vetëm ky reagim, “atëherë as Kosova të mos e procedojë themelimin e Asociacionit”.

Nëse Serbia voton "kundër" Kosovës në Këshillin e Europës duke shkelur marrëveshjen dhe BE reagon vetëm duke thënë se "është në dijeni", atëherë as Kosova të mos e procedojë themelimin e Asociacionit”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat