Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se vendimi i Bordit të KEK-ut për ta pezulluar nga detyra e kryeshefit Nagip Krasniqin, është i vonuar.
“Pa dyshim që vendimi i marrë sot nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut është i vonuar.
Më keq se kaq, ky vendim nuk është ai i duhuri. Pas të gjitha raportimeve dhe dyshimeve për përfshirje në disa vepra penale që ndërlidhen me keqpërdorime kontratash në vlera milionëshe, Krasniqi është dashur të shkarkohet menjëherë”, është shprehur Azemi.
“Pse kjo nuk po ndodhë është e paqartë. Ose mbase Bordi i Drejtorëve kanë hall tjetër, e që ne nuk e dimë. Apo edhe mbase s’po guxojnë të ndërmarrin veprimet e duhura, pa pranuar urdhrat nga shefat e vërtetë të Nagip Krasniqit”.