Ministri Xhelal Sveçla tha se ditën e diel afër qendrave të votimit kishte njerëz që vëzhgonin procesin dhe shikonin nëse ndonjë serb do të dilte për të votuar.
Sipas tij, këta persona tashmë janë të njohur për organet e rendit të cilët shumë shpejt do të dalin para drejtësisë.
Sveçla tha se persona të tillë ishin aty për të identifikuar votues potencial dhe t’i raportonin Serbisë për ta, deklaroi ai për RTK.
Kujtojmë, se të dielën që kaloi u mbajtën zgjedhje në komunat veriore.