Për cilat kontrata po akuzohet kryeshefi i KEK-ut nga prokuroria? Flet avokati Taulant Ferizi

Aktuale

Për cilat kontrata po akuzohet kryeshefi i KEK-ut nga prokuroria? Flet avokati Taulant Ferizi

Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:59
Taulant Ferizi

Taulant Ferizi, avokati i kryeshefit të Korporatës Energjetike t ë Kosovës(KEK), Nagip Krasniqit, ka folur për rastin e këtij të fundit ku ka thënë se klienti i tij është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdoru detyrën zyrtare, gjithashtu ka ushtruar ndikim, edhe në fund vepra e fundit që akuzohet kryeshefi i KEK-ut sipas Avokatit të tij është konflikt interesi.

Sipas Avokati Ferizi, klienti i tij akuzohet nga prokuroria se ka krye tri veprat penale në dy kontrata.

“Fundamenti i dyshimit të bazuar që e ka ngritur prokuroria e të cilat kanë të bëjnë me dy kontrata. Kontrata e parë është me Kompaninë Lidvin e kontrata e dytë është me konsulencen ligjore RZZ.

Këto kontrata sipas prokurorisë janë lidhur në procedurën negocimit direkt janë kontrata një burimore”, ka thënë Ferzi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat