Hasanpapaj për zgjedhjet në veri: Shfaqje teatrale e qeverisë dhe ndërkombëtarëve

Aktuale

Hasanpapaj për zgjedhjet në veri: Shfaqje teatrale e qeverisë dhe ndërkombëtarëve

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:05
Bardhyl Hasanpapaj

Nga zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan nuk ka fituar askush.

Kështu po konsideron opinionisti Bardhyl Hasanpapaj.

Hasanpapaj tha se kjo që po ndodh është një shfaqje teatrale nga ana e institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtare.

Unë po besoj që është e vështirë që këto zgjedhje do t’i plotësojnë edhe standardet më minimale. Po ashtu është e vështirë që kjo të plotësojë edhe kriteret e ligjeve të Kosovës, që askush nuk mund ta pengojë të drejtën e votës. Dhe këtu qeveria nuk mund të fshihet”, tha Hasanpapaj në Rubikon.

Nga zgjedhjet e së dielës, dy komuna u fituan nga Partia Demokratike e Kosovës dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat