Lajçak bisedon me eurodeputetët për dialogun e Brukselit dhe Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Lajçak bisedon me eurodeputetët për dialogun e Brukselit dhe Ballkanin Perëndimor

Më: 26 prill 2023 Në ora: 09:09
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të martën eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve me të cilët ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialog si dhe Ballkanin Perëndimor.

Jam mirënjohës për interesimin e tyre në rajon dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.

Edhe socialistët dhe demokratët kanë shkruar në profilin e tyre në Tëitter për takimin me të dërguarin evropian me ç’rast njoftuan se kanë diskutuar për dialogun para takimit të 2 majit.

Ne bëjmë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e grupit.

Më 2 maj në Bruksel do të mbahet takimi I radhës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim vjen pas atij të Ohrit ku palët u dakorduan për aneksin e zbatimit të marrëvëshjes Kosovë-Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat