Shefja e GP të deputetëve të VV, Mimoza Kusari Lila u ka propozuar opozitës që të bëjnë një mocion që drejtori i arrestuar i KEK-ut, Nagip Krasniqi të sillet me pranga në Kuvend.
“I propozoj opozitës që ta bëjë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet Nagip Krasniqi të sillet në sallën e Kuvendit, ashtu duarlidhur siç e nxorën nga gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera operacionale që janë zhvilluar në KEK gjatë një viti e gjysmë sa ishte ai drejtor.
Sepse njohuria dhe interesimi i madh i kërkuesve të këtij debati është për prokurimin dhe prokurorinë.
Sikur të ishit të bindur se prokuroria e ka të bazuar akuzën ndaj drejtorit tashmë të pezulluar të KEK-ut ju nuk do të insistonit në mbajtje të kësaj seance”, tha Kusari Lila.