Flet vëllai i Armend Mujës: Nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së

Aktuale

Flet vëllai i Armend Mujës: Nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së

Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:36
Armend Muja

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, Gazmend Muaj, në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se nuk pajtohet se si po funksionon Partia Demokratike e Kosovës.

“Unë i takojë Partisë Demokratike të Kosovës. Është absurde që anëtarët e PDK-së të thonë që ne kemi mundur të fusim diçka në burg apo jashtë burgut”, ka thënë Gazmend Muja.

Sipas tij, duhet ta kuptojnë që kjo është një gjë absurde.

“Unë nuk e di se çfarë politike janë duke bërë PDK-ja që unë faktikisht jam pjesë e asaj partie”, ka thënë ai.

Më tutje, Ermal Panduri e ka pyetur se a pajtohet me këtë politikë të PDK-së?

“Absolutisht unnë nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së, që sot po udhëheq. Nuk bën se kjo është e jashtme… nuk pajtohem me PDK-në”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat