Azemi për Krasniqin: Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a?

Aktuale

Azemi për Krasniqin: Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a?

Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:39
Visar Azemi

Cisar Azemi nga LDK vlerëson se nga pushteti la bërë presion mbi organet e drejtësisë me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Kanë dashur t’i mbysin prokurorët e t’i ngrehin zhag ata që janë marrë me rastin. Ne kemi një të paraburgosur që me normativat ligjore është i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta. Por në zhargonin popullor siç thuhet ‘është zënë duke vjedhur’ sepse përndryshe nuk do ta arrestonte askush”, është shprehur Azemi në Rubikon.

“Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a? Është keqmenaxhuar në trinomin Kurti-Berishaj-Krasniqi”.

Azemi ka përmendur rastin e mofunksionimit të bllokut A5 të Kosovës A.

“Në mungesë të bllokut A5 është dashur të importohet për ta mbuluar prodhimin. Jemi në gjendje emergjente që e kanë miratuar dhe aty është dhënë mundësia për të kryer punë pak më shpejt. 10 muaj është bërë keqmenaxhim klasik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat