Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione.
Mbledhja e këtij komisioni është paraparë të fillojë në orën 09:00.
Kurse në orën 09:30, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.