Hoti për menaxhimin e parasë publike: Qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur

Aktuale

Hoti për menaxhimin e parasë publike: Qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:22
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit.

Për këtë, Hoti ka dhënë dy arsye ku njëra prej tyre është bllokimi i projekteve kapitale dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Shkrimi i plotë:

Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit.

Në atë sistem, “qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur”. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie.

Ja pse:

1. Për bizneset: i bllokoi projektet kapitale, si rezultat ekonomisë i mungojnë 500 mil euro, e mandej i ndihmoi bizneset me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale. Rriti faturat e energjisë për bizneseve, e mandej i subvencionoi bizneset për energji.

2. Për qytetarët: E shtrenjtoi dy herë energjinë, e në anën tjetër i subvencionoi për shpenzimet e energjisë. E dyfishoi tatimin në pronë, e mandej ua fali 100 euro.

Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti. Socializëm është kur 41% e buxhetit shpenzohet në subvencione dhe transfere, e vetëm 15% në investime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat