I kërkohet të heq postimet lidhur me serbin që i kishte rrëmbyer babain, Rexha: Do i heq deri në zbardhjen e rastit në tërësi

Aktuale

I kërkohet të heq postimet lidhur me serbin që i kishte rrëmbyer babain, Rexha: Do i heq deri në zbardhjen e rastit në tërësi

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:35
Labinot Rexha

Labinot Rexha ka thënë se do i heq postimet e tij lidhur me policin serb që i kishte rrëmbyer babain deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo i ishte kërkuar nga institucionet relevante, për arsye të mospengimit në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti.

“Dua të ju njoftoj se jam kontaktuar nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe se është kërkuar nga ana ime që postimi në fjalë të hiqet nga faqja ime për shkak se do ti pengoj hetuesëve në zbardhjen e rastit. Me keq ardhje dua të njoftoj se postimet lidhur me rastin do ti heq nga faqja ime deri në zbardhjen e rastit në tërësi. Për institucionet e Republikës së Kosovës është derdhur shumë gjakë prandaj unë do ti zbatoj urdhërat e tyre. 𝐔𝐧𝐞̈ 𝐢  𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢”, ka shkruar ai.

Labinot Rexha, që 25 vjet është duke e kërkuar serbin, i cili ia kishte rrëmbyer babain e tij në kohën e luftës. Pas 25 vjetësh, ai pretendon se e ka gjetur atë përmes rrjetit social Facebook.

Ai tregoi se serbin e kishte pasur fqinj.

“Shokët më thanë se a e mbajnë mend policin që ta ka marrë babën, thanë e kemi parë në Facebook. Tërë natën nuk kam fjetur, sepse nëna ime, motra, gjyshja, kemi pasur stres, na ka mbetur fobi. Pse mos me gjetë njeriun që na e ka marrë babain, atë polic e kemi pasur komshi”, ka thënë ai.

Ai tutje, ka treguar se çfarë i ka thënë polici kur i ka shkruar në Facebook.

“I kam shkruar atij, m’u ka përgjgjur ‘I vogli Labinot, t’i nuk di send, unë kam qenë polic i kulturuar për gjithë popullatën, e kam kryer shërbimin që ma ka kërkuar Serbia. Me këtë e ka pranuar krimin”, ka thënë ai.

Ai thotë se është i bindur se ai ëstë polici i cili e kishte rrahur e keqtrajtuar babain e tij.

“100%, është ai, i kam 20 anëtarë të familjes që i kemi si dëshmi, na e ka marrë nga duart babin”, ka thënë ai.

Gashi është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë më drejtësinë e Kosovës, por edhe atë ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat