Jahir Bejta: Ne ua dërgojmë provat e krimeve të Serbisë gjykatave, ato i refuzojnë

Aktuale

Jahir Bejta: Ne ua dërgojmë provat e krimeve të Serbisë gjykatave, ato i refuzojnë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 18:18
Jahir Bejta, kryetari i Shoqatës “Ngritja e Zërit”

Jahir Bejta, kryetari i Shoqatës “Ngritja e Zërit” tregoi në emisionin “Frontal” të T7 se kanë mbledhur prova të dëmeve që ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës, deri në çlirimin e saj.

Bejta thotë se kanë mbledhur provat për të vrarët, për të zhdukurit, provat nga Kryqi i Kuq, dëmet materiale, dëshmitë e dëmeve të tjera.

Kryetari i kësaj shoqate tregon se faktet dhe provat e mbledhura i dorëzojnë në gjykatat kosovare, pasi thotë se ato kanë kompetenca që t’i gjykojnë këto raste.

Ne përmes Kushtetutës sonë i kemi përvetësuar Konventat ndërkombëtare, ato i kemi vendosur në rendin dhe ligjin tonë”, thotë Bejta.

Por, ai tregon se nga të gjithë dosjet e dorëzuara për kompensime të dëmeve në gjykata, nuk i janë pranuar.

“I dorëzojmë nëpër Gjykata Themelore, varësisht prej kompetencave territoriale, varësisht ku është kryer krimi. Gjykatat Themelore i refuzojnë, me arsyen se nuk kanë të drejtë t’i gjykojnë”, thotë ai.

Bejta tregon se pasi janë provuar të gjitha shkallët e gjykatave, kanë dorëzuar 110 dosje edhe në Gjykatën Kushtetuese, por ato nuk i janë pranuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat