ShBA-ja pret takim konstruktiv Kurti-Vuçiq më 2 maj, kërkon këtë gjë

Aktuale

ShBA-ja pret takim konstruktiv Kurti-Vuçiq më 2 maj, kërkon këtë gjë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 18:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku në fokus ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Chollet thotë se ShBA-ja pret takim konstruktiv më 2 maj mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai e ka konsideruar si nevojë urgjente formimin e Asociacionit.

“Pata bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqinë e vazhdueshme të partneritetit ShBA-Serbi dhe fokus të përbashkët në përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin.

Ne presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkruar Chollet në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat