Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka nisur me takimet zyrtare në Suedi, ku sot është pritur nga Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Suedisë, Jan Knutsson.
Perspektiva evropiane e Kosovës ishte thelbi i këtij takimi të Bislimit me Knutsson.
Pasi u fol për liberalizimin e vizave dhe avancimin në Këshillin e Evropës, “Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi objektivat e synimet e radhës, ku puna dhe angazhimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian do të vijojë pareshtur”, njofton komunikata e qeverisë.
“Përtej vazhdimit të avancimit deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, marrja e pyetësorit dhe më tej e statusit të vendit kandidat vijojnë të mbeten prioritare dhe me vëmendje të veçantë”, thuhet tutje.
“Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është gati për hapat e radhës e po e dëshmon këtë përmes sukseseve që vendi po i arrin dhe avancimit të shpejtë në përmbushjen e agjendës evropiane”.