Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan sot para zyreve qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ata kërkuan rritjen e pagave.
Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan edhe për keqpërdorime bordin ekzekutiv të KEK-ut.
Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë paralajmëroi edhe greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.