Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi e ka braktisur përfundimisht vendlindjen e tij ditën e sotme. As qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti dhe as kunata e tij, nuk e ka bindur të qëndrojë në Kosovë ndjekësin besnik të Lëvizjes Vetëvendosje.
Siç bëhet e ditur Krasniqi ka udhëtuar për në Finlandë.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti vitin e kaluar e pati pranuar se “vazhdimisht do të ketë ikje nga Kosova”. E trendit të ikjes nuk i shpëtoi as Dardan Krasniqi, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai nuk mund ta imagjinojë më jetesën në Kosovë.
Media ka siguruar fotografi të Krasniqit teksa po udhëtonte me aeroplan.