E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi - Goodman, ka bërë të ditur se Rezoluta 36 është rifutur në Kongresin Amerikan nga republikani Colin Allred.
Përmes kësaj rezolute bëhet thirrje “për t'i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve të pandëshkuara seksuale të luftës serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë në rastin e shtetases së Shteteve të Bashkuara dhe të mbijetuarës së krimeve seksuale të luftës Vasfije Krasniqi Goodman dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore.”
Krasniqi – Goodman e ka quajtur këtë një ditë të rëndësishme për drejtësinë dhe për të mbijetuarit e krimeve seksuale të luftës në Kosovë.
Ajo ka falënderuar republikanin Colin Allred dhe analisten e politikave legjislative Vera Mjeku për përkushtimin e saj në këtë drejtim.
“Një ditë tjetër e rëndësishme në luftën tonë të gjatë për drejtësi për të mbijetuarit e krimeve seksuale të luftës në Kosovë, pasi Rezoluta 36 është rifutur në Kongresin Amerikan nga Republikani Colin Allred. Falënderime të veçanta për atë dhe bashkë-sponzoruesit për udhëheqjen e tyre dhe Vera Mjekun për zellin dhe përkushtimin e saj.” – shkruar Krasniqi – Goodman në Twitter.
Another important day in our long fight for justice for sexual war crimes survivors in Kosova, as Resolution 36 has been re-introduced in US Congress by @RepColinAllred Special thanks to him & co-sponsors for their leadership & @VeraMjeku for her diligence & commitment.… pic.twitter.com/41PaQhaHPu
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) April 28, 2023