Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte në Gjakovë kanë zhvilluar takimin e radhës “LDK ju dëgjon”.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se aty në mes qytetarëve e veprimtarëve të tyre, marrin energjinë për të vazhduar.
“Në takimet tona, tashmë të zakonshme në çdo qytet, përveç se marrim fotografinë e drejtë të vendit tonë, marrim dhe energjinë e mbështetjen e domosdoshme për të vazhduar tutje.
Lidhja jonë është e fortë. Gjakova sonte dukej bukur”, ka shkruar ai.