Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se do të donte të shihte reagime më të vendosura ndaj Serbisë, e cila po shkel marrëveshjet e arritura dhe po cenon sigurinë në veri përmes strukturave që i përgjigjen Beogradit. Rrustemi ka thënë se Serbia tashmë gjendet në defansivë.
Duke folur në emisionin DPT Rrusemi ka thënë se SHBA i dha përgjigje të mirë Serbisë me njohjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe rezultateve të pranuara.
“Përgjigja më e mirë e Escobarit dhe shtetit amerikan ndaj fushatës agresive, ishte që zgjidhjet do të njihen dhe rezultatet do të pranohen”, ka thënë ai.
“Kjo ishte përgjigja e drejtpërdrejtë ndaj Serbisë.”
Sipas Rrustemit, fjalori agresiv i kryediplomatit serb, Ivica Daçiq në OKB është dëshmi që Serbia gjendet në defansivë.
“Serbia është në defansivë. Është bërë tash një palë agresive. Kjo gjë vërehet edhe nga diskursi i Daçiqit në seacnën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më agresivë ndaj Serbisë.
“Pajtohem që bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më agresive ndaj Serbisë. Serbia nuk është e interesuar, as për dialog, as për marrëveshje, as për normalizim, por ne duhet ta bëjmë punën tonë. Kisha dashur që ndërkombëtarët të kenë reagime më të vendosura ndaj Serbisë”, ka thënë ai.