Analisti Dibran Hoxha, gjatë mbrëmjes së kaluar shënoi një status paksa thumbues ndaj Dardan Krasniqit, aktivistit të VV-së e ish-ushtarit të UÇK-së, e kunatit të Albulena Haxhiut që mori rrugë për në Finlandë.
Hoxha, me ironi pyeti nëse Krasniqi arriti shëndosh e rehat në veri të kontinentit.
Ky publikim mori shumë komente, ndërsa nuk mungoi as ai i vet Krasniqit.
Krasniqi, gjatë ditës së sotme, përmes opsionit të komenteve, iu kundërpërgjigj Hoxhës, duke thënë se ka arritur në Finlandë, ndërsa përshkrimit ia bashkëngjiti edhe një fotografi gjatë luftës me një kali.
Më poshtë edhe publikimi i plotë: