Një person është intervistuar për helmimin e katër qenve në Novobërdë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se personi i intervistuar ende nuk dihet se a është i dyshuari kryesor.
Tutje Hashni ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar nga stacioni policor në Novobërdë.
“Policia e Kosovës ka marrë një ankesë për helmim e katër qeneve. Zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar një person. Nuk e dimë nëse është i dyshuari kryesor, por i njëjti është intervistu. Autoritetet hetimore nga stacioni policor në Novobërdë janë duke punuar për të përcaktuar nëse është e vërtetë që ai i ka helmuar apo jo. Po punohet për sigurimin e mëtejshëm të provave.” – ka bërë të ditur Hashani.