Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës bazuar në planin bilateral që ka me Italinë.
Ata kanë realizuar trajnimin e përbashkët për kontrollim të turmave në Kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të FSK-së, në vitin 2022, Policia Ushtarake ishte pjesë e trajnimit në Gorizia të Italisë dhe këtë vit është vazhduar ky aktivitet në Kosove, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave me karabinjerët.
“Tre instruktorë karabinierë kanë ardhë në Kosovë dhe janë duke monitoruar trajnimin dhe shpërndarë përvojat e tyre me Policinë Ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.