Pro vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër ka dalë edhe Qeveria e Kosovës.
Sipas qeverisë, paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në çdo vend.
“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, thuhet në përgjigjen e qeverisë për RTK-në.
Ndërsa, sipas emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, nuk është koha për të hapur qarkullimin mbi Lumin Ibër.