Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Vendenis Lahu.
Ai në një bashkëbsiedim u shpreh që situata në vend është e qetë dhe se ngjarjet e fundit nuk kanë arritur të sjellin tensione.
I pyetur për liberalizimin e vizave deputeti u shpreh se është në rrugën e duhur.
Sipas tij integrimi sa më shpejt në familjen europiane tregon shumë nga argumentet e kritikës opozitare.
“Liberalizimi i vizave dhe procedimi i aplikimit tonë për anëtarësim në Këshillin e Europës tregon se Kosova është në rrugën e duhur drejt integrimit të plotë në familjen europiane dhe njëkohësisht tregon se shumë nga argumentet e kritikës opozitare kanë qenë ad hoke e sipërfaqësore”, u shpreh Lahu për “Bota sot”.
Kujtojmë që Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen.
Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.