Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryeministri Kurti e uroi Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Zogiani ka qenë për një kohë të gjatë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë që Zogiani ka pasur reagime gjithmonë për çështje të ndryshme politike.