Panelistët Ilir Mirena dhe Sadri Ramabaja kanë polemizuar në emisionin Pressing lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Mirena tha se do të kishte dëshirë që Kurti të shqyejë dokumentit e Asociacionit.
“Do kisha dëshirë që ta bënte. Por, shumë simpatizantë të tij do të zhgënjehen. Ai pi i bën ato që i ka luftuar ndër vite”, tha ai.
Këtu i reagoi Ramabaja.
“Kryeministri ynë nuk bën teatër”, tha ai.
Ndërsa Ramabaja ia ktheu.
“Bash teatër bën kryeministri yt”, shtoi ai.