Analisti Jusuf Thaçi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do të arrihet.
Ai ka thënë se pala shqiptare dhe serbe, së bashku me ndërkombëtarët, “po e luajnë lojën” dhe se nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje ku të dyja palët do të ishin të kënaqura.
“Nuk mund të arrihet marrëveshje për Zajednicën – loja është kush mbetet fajtor. Ndërkombëtarët po e luajnë lojën, ata e dinë që Zajednica nuk është për serbët”, tha ai.
“Kjo është recetë e garantuar për dështim. Nuk mund të dërgosh një dokument për palën kosovare në Serbi e pastaj ta kthesh e ta bësh ligj në Kosovë”, shtoi ai.