Avokati Arianit Koci ka bërë publike një bisedë që sot e ka bërë me një kamarier.
Koci ka bërë me dije se personi në fjalë i ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë Kosovën në rastin e parë që i vjen mundësia.
Avokati i ka treguar se kamarieri i ka thënë që as për një pagë prej 2000 eurosh nuk rrin në Kosovë.
Postimi i plotë:
1.
“Rasti i pari kur vjen, ika prej Kosovës” - po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafën e mëngjesit.
Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor.
“Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndrru mendjen me mbetë në Kosovë?” - po i them. “2000 euro?”
“Jo avokat. As për 2000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e spjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti” - u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje.
2.
Dikush shkon, dikush kthehet, e ne që mbesim duhet me u përgatitë me funksionu në çdo rrethanë.
Shkuarja e të rinjëve nuk është e lidhur veç me rrogat e vogla.
Në anën tjetër, duhet me qenë real: nuk jemi Zvicër. Rrogat nuk mundemi me i rritë në 2000 apo 3000 euro, edhe për shumë vite.
Prandaj, duhet me e shiqu me pozitivitet dyndjen e supozuar të të rinjëve.
Edhe me u përgatitë për një fazë të re në ekonominë kosovare. Thjesht, me iu përshtatë rrethanave të reja.
Natyrisht, gjithmonë ka zgjidhje!