Takimi në Bruksel - Miratohet Deklarata për të Zhdukurit, Vuçiq: Kurti s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin

Aktuale

Takimi në Bruksel - Miratohet Deklarata për të Zhdukurit, Vuçiq: Kurti s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin

Nga: Bota sot Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:15 Përditësuar në ora: 18:49 më 02.05.2023
Bruksel, 2 maj 2023.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo, njëherësh, ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja thanë më herët se presin që palët “ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës”, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Përpara takimit, Vuçiq shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiq.

Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

Në tryezën e bisedimeve sot është draft-statuti për formimin e këtij asociacioni, i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb - përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më herët se një draft i statutit të Asociacionit do të duhej të prezantohej nga ana e Kosovës, sepse “ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues, që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave”.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Serbia ka këmbëngulur vazhdimisht në kompetenca më të gjera për të, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta minonin funksionalitetin e shtetit.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

Vuçiqi takon Borrellin, ja çka deklaron

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai tha se interesat e Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë “janë përgjithmonë mbi të gjitha”.

Ai sërish takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, e cilësoi si të vështirë.

Kujtojmë se tashmë ka nisur takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku temë diskutimi do të jetë draft-statuti i Asociacionit dhe çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Dalin fotografitë prej takimit Kurti – Vuçiq, të pranishëm edhe Bislimi e Petkoviq

Tashmë kanë dalë edhe fotografitë nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, përveç ndërmjetësve Lajçak e Borrell, janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Temë e këtij takimi do të jetë draft-statuti i Asociacionit dhe çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Nis takimi Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja thanë se presin që palët “të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës”, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Përpara takimit, Vuçiq shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiq.

Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

Në tryezën e bisedimeve sot është draft-statuti për formimin e këtij asociacioni, i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb - përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më herët se një draft i statutit të Asociacionit do të duhej të prezantohej nga ana e Kosovës, sepse “ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues, që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave”.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Serbia ka këmbëngulur vazhdimisht në kompetenca më të gjera për të, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta minonin funksionalitetin e shtetit.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

Shikojeni edhe këtë:

 Kurti dhe Vuçiqi arrijnë në vendtakim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi kanë arritur në vendtakimin e tyre në Bruksel.

Gazetari, ka raportuar gjatë arritjes së dy palëve, ku kryeministri Kurti arriti i pari në vendtakim me delegacionin e tij, disa minuta më pas ka ardhur edhe pala serbe.

Sot në Bruksel, pritet takimi i Kurtit dhe Vuçiqit, ku sipas të gjitha gjasave do të diskutohet më së shumti për statutin e Asociacionit dhe për angazhimin e palëve për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Escobar po zhvillon takime me Kurtin dhe Vuçiqin

Në Bruksel aktualisht pala kosovare dhe ajo serbe janë duke zhvilluar takime me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Emisari ka shprehur qëndrimet e ShBA-ve ndaj dy palëve, para se të vazhdohet tutje me takimin trepalësh.

“Në Bruksel ka ardhur edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit , Gabriel Escobar për të cilin mund ta konfirmojmë që ka zhvilluar takime, ose është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, me Kurtin dhe Vuçiqin para nisjes së takimit. Pra para këtij takimi do të ketë një lloj qëndrimi amerikan në raport me dy palët, që më pastaj të dy përfaqësuesit të vazhdojnë më tutje në kuadër të takimit trepalësh”, ka raportuar gazetari Kushtrim Sadiku nga Brukseli.

Tutje, ai ka thënë se nuk do të ketë takime të veçanta dy palësh me BE-në nga përfaqësuesit e shteteve, por do të jetë vetëm takimi tre palësh.

Pas takimit me Kurtin e Vuçiqin, Borrell do të prononcohet për media rreth dialogut

Sot në Bruksel në ora 18:00 me orën lokale atje, dhe 19:00 në Kosovë, do të mbahet takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Pas takimit trilateral, Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të mbajë konferencë për media.

Kështu ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

Përveç tyre, pjesë e këtij takimi të nivelit të lartë do të jenë edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka njoftuar Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme, në tavolinë janë dy tema, draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Deklarata për Personat e Zhdukur.

Nga takimi në Ohër kanë kaluar 45 ditë dhe në atë të sotmin do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur atje.

Takimi Kurti-Vuçiq, i pranishëm në Bruksel edhe emisari amerikan - ja detajet

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë sot gjatë ditës në Bruksel ku edhe do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të shtetit serb Aleksander Vuçiq.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media që tregon për konferencën për media që Escobar do ta mbajë nesër e në të cilën do të flasë për takimet që ai do të zhvillojë sot dhe për atë që do të prodhojë takimi Kurti-Vuçiq.

Në konferencën për media Escobar do të flasë për të gjitha takimet e nivelit të lartë që ai ka marrë pjesë deri tani.

Takimi që pritet të fillojë në orën 18:00 është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat