Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali ka thënë se Albin Kurti sa më shumë të prolongoj çështjen e Asociaiconit, aq më mirë do të jetë për sovranitetin e Kosovës.
Ai gjithë këtë e lidh me luftëb në Ukrainë, duke thënë edhe pse Putini ende nuk është dorëzuar, por Vuçiqi është futur në një preison të madh.
“Andaj z Kurti duhet ta ruaj gjakëftoftësinë dhe durimin sepse koha po ec në dobi të Kosovës”, shkruan ndër tjera ai.
Postimi në Facebook:
Sa më shumë që mundet z Kurti ta prolongoj Asociacionin, duke i përdorur të gjitha mekanizmat politikë, aq më mirë për sovranitetit e Kosovës.
Ate që e pata thënë fare në fillim të agresionit rus ndaj Ukrainës (Ukraina po lufton edhe për neve) ka kohë që u bë realitet.
Kushdo që e shikon rritjen e intesitetit politik karshi Ballkanit (lexo ShBA, UE - Rusi) jashta Luftës në Ukrainë e ka gabim.
Me humbjen e Putinit (si fakt i padyshueshëm) do të kemi një "Rend të Ri Botëror" i cili do të jetë shumë më i favorshëm për neve karshi "Serbisë proputiniane".
Veç nga tashti shihet se z. Vuçiç është futur në një presion të madh (shumë më të madh se sa homologu i tij kosovar) përkundêr faktit se Putini ende nuk është dorëzuar,
Andaj z Kurti duhet ta ruaj gjakëftoftësinë dhe durimin sepse koha po ec në dobi të Kosovës.