Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para nisjes së takimit trepalësh në Bruksel me Josep Borrellin dhe Aleksandar Vuçiqin, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç njofton zyra për informim e kryeministrisë, takimi ishte “miqësor e produktiv”.
“U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kurti thuhet se e ka falënderuar Escobarin edhe për mbështetjen e SHBA-së me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë “të arritur meritore të Republikës së Kosovës”.