Në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit është paraqitur draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton REL.
Ekipi Menaxhues - i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb - përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë - paraqiti draft-statutin për formimin e këtij asociacioni.
Danijella Vujiçiq, nga ky ekip, ka thënë se hartimi i draftit ka zgjatur katër muaj - nga prilli 2018 deri në gusht 2018.
"Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018", u tha Vujiçiq gazetarëve.
Vujiçiq, sipas Radio Televizionit të Serbisë, ka raportuar për “skena të pakëndshme gjatë prezantimit të draft-statutit” nga pala kosovare.