Borrell kritikoi zgjedhjet në veri, i reagon Kurti

Aktuale

Borrell kritikoi zgjedhjet në veri, i reagon Kurti

Më: 2 maj 2023 Në ora: 22:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në veri ku dalja ishte e ulët. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se kjo mund të prodhojë më shumë krizë në të ardhmen.

Kurti tha se bojkotimi i zgjedhjeve dhe institucioneve nga Lista Serbe është gabim që nuk duhet ta paguajnë qytetarët.

“Natyrisht që mua nuk më vjen mirë që dalja në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e Kosovës ishte dalje e ulët. Mirëpo ciklet elektorale nuk janë vetëm të drejta për qytetarët por edhe shtetërore.

Ne i shtymë një herë zgjedhjet, nuk mundëm më. Kemi katër kryetarë atje. E kuptoj se nuk janë kryetarë në kuptimin e plotë të fjalës, por kemi legalitet atje. Qytetarët nuk mund të mos kenë kryetar të komunës. Do të dëshiroja që të ketë rrethana të tjera e të mos kemi dalje të ulët, por kjo vjen si pasojë e braktisjes së Listës Serbe me urdhra të Beogradit.  Me fjalë të tjera, LS ka gabuar, por nuk mund ta paguajnë këtë gabim qytetarët e Kosovës. Është dashur të marrin hapa tjerë e të mos bojkotojnë. Sido që të jetë, kemi kryetarët. Kam dhënë instruksione që të mos ketë kurrfarë triumfalizmi pas këtyre zgjedhjeve dhe të ketë gjithpërfshirje”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat