Ministri Krasniqi merr vendim të rëndësishëm për ekipin menaxhues të draft-statutit të Asociacionit

Aktuale

Ministri Krasniqi merr vendim të rëndësishëm për ekipin menaxhues të draft-statutit të Asociacionit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 08:28
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se ka liruar nga detyra ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Krasniqi thotë se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa statuts.

“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković” ka thënë Krasniqi.

Image
Vendimi

Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Krasniqi ka publikuar edhe vendimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat