Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se propozimi i kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin është gjithëpërfshirës dhe sipas tij diskutimet duhet të fillojnë sa më parë mbi këtë bazë.
Kryeziu ka thënë se propozimi i kryeministrit Kurti, është propozim vleror, që ruan kohezionin e brendshëm, është gjithëpërfshirës dhe nuk e lë askënd prapa.
“Ekipi menaxhues u dekomisionua përfundimisht sot me vendimin e ministrit Krasniqi për t’i liruar nga detyra anëtarët e këtij ekipi që derivonin nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Dje në Bruksel Kryeministri Kurti ka paraqitur vizionin e tij për nenin 7 të Marrëveshjes Bazë, që është propozim vleror, që ruan kohezionin e brendshëm, është gjithëpërfshirës dhe nuk e lë askënd prapa, dhe ne besojmë që është mirë që sa më parë të fillojmë diskutimet mbi bazën e propozimit tonë”, ka thënë Kryeziu.