E konfirmon Mimoza Kusari, thotë se e kanë përjashtuar Haki Abazin nga Grupi Parlamentar i VV’së
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se e kanë përjashtuar deputetin Haki Abazi nga grupi parlamentar.
Ajo ka thënë për median se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.
Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.