Përmes shprehjes “oksimoron”, që nënkupton kontradiktën, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka vendosur ta shpjegojë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin.
Ajo ka përmendur qëndrimet e Kurtit për Asociacionin, që sipas saj janë një oksimoron.
Reagimi i plotë:
Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. P.sh.:
Me “qetësi shurdhuese” po thuhet e “vërteta e rrejshme” e “realitetit fiktiv” të krijuar nga monopolizuesit e “shpresës së dëshpëruar”.
Ose:
Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?