Deputeti i VV-së, Armend Muja ka komentuar pretendimet e Ferat Shalës të PDK-së se i ka dërguar picë Mujës kur ishte në burg.
Muja i ka quajtur “trillime” këto pretendime dhe i ka quajtur trillues Ferat Shalën dhe Bekim Haxhiun e PDK-së.
“Është trillim i pastër kështu tamam në stilin e këtyre tre. Këta janë të moçëm në politikë dhe i njoh nga Mtirovica e jo personalisht. As nuk i kam takuar kurrë e as nuk i njoh. Krejt këto pica e pronto i kanë stile mafioze të tyre”, ka thënë ai.
“Krejt debatin e deflektoj pasi që nuk deshi të flas për temën që e mori. As Shalën e Haxhiun nuk i njoh personalisht. Këta janë sjellë korrekt me mu në komision. Por duket se i janë marrë zonat e interesit të Trepcës dhe e sheh që prapa është Ferat Shala. Kur i merr në komision hetimor të dalin miqtë e Ferat Shalës”, shtoi ai.