Maloku: Asnjë veprim i Kurtit më nuk më befason, ka pasur ndryshime rapide

Aktuale

Maloku: Asnjë veprim i Kurtit më nuk më befason, ka pasur ndryshime rapide

Më: 3 maj 2023 Në ora: 22:51
Albinot Maloku

Analisti Albinot Maloku ka thënë që nuk befasohet më nga ndryshimet e shpejta që po e karakterizojnë qëndrimin politik të kryeministrit Albin Kurti.

“A po ndryshon edhe a është ky ndryshim jashtëzkonisht rapid? Po është rapid edhe është i pakuptueshëm, i pasqarueshëm nga çdo perspektivë literale, paraprakisht, e më pastaj edhe praktike e kryeministrit Kurti”, ka thënë Maloku në Rubikon.

“Tanimë nuk ëshë befasues asnjë veprim i tij, asnjë veprim i tij nuk më befason në asnjë mënyrë”.

Mirëpo, sipas Malokut, një gjë që ai nuk dëshiron ta bëjë është që të mos e marrë situatën seriozisht, pasi që një gjë e tillë që sipas tij ndodh tradicionalisht, sjell pasoja të mëdha.

“Unë nuk pajtohem me mosmarrje seriozisht sepse unë po du me i marrë seriozisht për faktin e traditës së mosmarrjes seriozisht nga njerëzit që kanë një kompetencë, që kanë një njohje por edhe qytetarët nuk i marrin seriozisht po ndodhin këto situata që po prodhojnë efekt domino në secilin proces dhe prej 2011-ës kemi këtë domino efekt me çështjen e dialogut, që edhe dialogu ju e dini shumë mirë erdhi jo si vullnet i Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat