Humolli: Kurti më i dobët se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë

Aktuale

Humolli: Kurti më i dobët se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:02
Fatmir Humolli

Deputeti i larguar nga VV-ja, Fatmir Humolli ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë.

51% e votave të fituara VV-ja i mori në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas Humollit për të ndryshuar qasjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ndaj Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.

Ai madje e ka quajtur Kurtin të padijshëm që vepron sipas egos së tij personale.

Humolli teksa ka lavdëruar ish-kryeministrin Isa Mustafa se si e detyroi presidentin serb Vuçiq për të nënshkruar marrëveshjen e 2015, në të njëjtën kohë e detyroi atë ta njohë edhe Kosovën.

“Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon me u sjell ma si individ, me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet me kërku dije. Dmth krejt qasja është për arsye që nuk është respekti ndaj votuesve. 51% të votuesve i kanë dhënë Kurtit votën, me iu qasë ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, ndryshe Serbisë, jo sikur politika e VV-së që e ka sha Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjell më keq sesa që janë sjell ata. I mirë i keq Isa Mustafa e ka detyruar Vuçiqin me nënshkruar marrëveshjen që me njoftë Kushtetuesën.”, deklaroi Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat